Plagosja me armë e të riut në Kuçovë, policia del me njoftimin e fundit

Shqipëria

Plagosja me armë e të riut në Kuçovë, policia del me njoftimin e fundit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së premtes në Kuçovë.

Donald Grymshi është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa policia ka bërë me dije se ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen që ndodhi rreth orës 23:30 në  lagjen “1 Maji”.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri Grymshin.

Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat