“Të mos pritet gjithçka nga qeveria”- Rama takim me pedagogët e studentët në Universitetin “Ismail Qemali”

Shqipëria

“Të mos pritet gjithçka nga qeveria”- Rama takim me pedagogët e studentët në Universitetin “Ismail Qemali”

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:48
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pedagogët dhe studentët në Universitetin “Ismail Qemali” është shprehur se “nuk duhet pritur gjithçka nga qeveria, por të ketë ndërveprim edhe me universitetet e tjera”.

Ai theksoi se qeveria është e gatshme t’i mbështesë me mundësitë që ka dhe se dera e Bashkisë do jetë e hapur për ta.

“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.

Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është derë e hapur për ju”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat