Megaoperacioni kundër kultivimit të drogës, të angazhuar 100 policë - asgjësohen qindra fidanë kanabis sativa

Shqipëria

Megaoperacioni kundër kultivimit të drogës, të angazhuar 100 policë - asgjësohen qindra fidanë kanabis sativa

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Policia ka finalizuar  fazën e tetë të megaoperacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”. 100 punonjës policie të Komisariatit të Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë janë angazhuar në këtë operacioni.

Në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon janë asgjësuar 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.

Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshatrave Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël, Krujë.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj  veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat