“Prokurorët ishin me humor të mirë”/ Erion Isai del nga SPAK: Nuk kisha qenë ndonjë herë këtu, ishte këndshëm

Shqipëria

“Prokurorët ishin me humor të mirë”/ Erion Isai del nga SPAK: Nuk kisha qenë ndonjë herë këtu, ishte këndshëm

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:44
Erion Isai

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai ka dalë nga ambiente e SPAK, ku për disa orë ka dëshmuar para prokurorëve.

Për mediat, ai the se ishte thirrur si një person që ka dijeni për një çështje të ndodhur më herët dhe se nuk ka lidhje me tenderat apo krimet zgjedhore.

Ai shtoi më tej se ishte hera e parë që ishte në ambientet e SPAK, ndërsa shton se prokurorët që e morën në pyetje ishin në humor.

 “Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton I takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor. Nuk kisha qenë ndonjë herë këtu, ishte këndshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat