Punonjësit e Inceneratorit të Fierit pa paga, bllokojnë hyrjen e kamionëve me mbeturina

Shqipëria

Punonjësit e Inceneratorit të Fierit pa paga, bllokojnë hyrjen e kamionëve me mbeturina

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

20 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditen e sotme, duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të qarkut fier.

Punëtorët thonë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore.

Ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit, Farudin Arapi, kanë rezultuar pa sukses deri më tani.

Punonjësit thonë se ata do të vazhdojnë të mbajnë të bllokuar hyrjen  derisa të kryhet shlyerja e pagave të prapambetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat