Sejko raporton veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për 2022: Rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin

Shqipëria

Sejko raporton veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për 2022: Rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 10:45
Sejko raporton veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për 2022: Rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin

Guvernatori Sejko: Mjedisi gjeopolitik ndryshoi në mënyrë të papritur në fillim të 2022. Ky sulm solli rritje të çmimeve duke kërcënuar stabilitetin financiar. Shqipëria nuk bëri përjashtim nga këto tendenca. Pasoi në rritje të kosotos së jetesës dhe normave të përgjithshme, inflacioni u rrit në nivelin 6.7%, në terma mesatar vjetor. Kjo u nxit nga çmimet e huaja dhe inflacioni në vend. Kjo shfaqi një bazë të gjerë dhe pasuan në rritjen e inflacionit bazë për vitin 2022.

Në këtë mjedis të ri ekonomik, Banka nisi procesin e normalizimit që u realizua përmes rritjes së normës së interesit në nivelin 2.70%, aktualisht është 3%. E gjej me vend të theksoj se qëndrimi i politikës sonë monetare ka qenë i kujdesshëm për të pasur një ndikim sa më të ulët në stabilitetin financiar. Shpejtësia e normalizimit në Shqipëri ka qenë më e ulët se ajo e ndjekur nga partnerët tanë ndërkombëtar.

Politika monetare ka pasur një përcjellje të mirë. Vijon ende në tregun e kredisë dhe depozitave. Fluksi i kredive vijon të mbetet pozitiv. Vëllimi i kredisë u rrit me 12.3% në 2022.

Qëndrueshmëria financiare e sektorit bankar krijoi premisa për mbështetje. Efektet janë të dukshme në frenimin e inflacionit, që u ngadalësua duke zbritur në fund të vitit 2022 dhe në muajin mars të 2023. Në mungesë të veprimeve tona inflacioni do ishte më i lartë. Nga ana tjetër ekonomia shqiptare ruaji trendin rritjes në prodhim dhe paga. Rritja ishte relativisht i lartë duke krijuar rimëkëmbjen pas pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat