Akuzohet se fshehu pronësinë e shtëpisë në plazh, Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Apartamenti është i vëllait

Shqipëria

Akuzohet se fshehu pronësinë e shtëpisë në plazh, Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Apartamenti është i vëllait

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:06
Akuzohet se fshehu pronësinë e shtëpisë në plazh, Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Apartamenti është i vëllait

Bashkim Dedja doli para Gjykatës së Posaçme ku deklaroi se akt-ekspertiza e kryer për pasuritë u shpall e papërdorshme nga gjyqtari paraprak.

Unë, tha ish kryetari i gjykatës kushtetuese nuk kam fshehur pasuri, ndërsa apartamenti i takon vëllait.

Ju më akuzoni se kunati nuk kishte mundësi të më jepte borxh 10 mijë euro sepse s’mi ka kaluar në bankë, por të gjithë emigrantët në 30 vjet i kanë sjellë paratë në këtë mënyrë. Jam me kredi që e përfundoj në 2033 dhe nga njëra anë SPAK thotë që dakord kam marrë kredi dhe e justifikon pastaj ngre akuzë ku i gjeti kunati paratë për borxh. Por ajo shtëpi duhej mobiluar, duheshin karrige për shembull e orendi. Ndaj i mora borxh. Për apartamentin e vëllait në kryemëdhenj i përket vëllait dokumentet e tregojnë këtë. Ndaj për këtë duhet të pyesni vëllain”-deklaroi Dedja para trupit gjykues.

Gazetarja Anila Hoxha e pyeti a është njësoj siç keni deklaruar pas vettingut (kur u konfirmuat) se të kalosh vettingun është njëlloj si të kalosh varrin për së gjati? A është njësoj edhe hetimi dhe përballja me SPAK? Bashkim Dedja u përgjigj: “Do flas në kohën e duhur.”

Seanca për mbrojtjen e Bashkim Dedjes u caktua në datën 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat