Skulptori i njohur bën thirrje: Mirëmbani veprën time të ‘Buallicës’ në Lushnje, është akoma pa ujë

Shqipëria

Skulptori i njohur bën thirrje: Mirëmbani veprën time të ‘Buallicës’ në Lushnje, është akoma pa ujë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:54
Maksim Bushi

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, skulptori i njohur, Maksim Bushi i ka bërë thirrje Bashkisë së Lushnjes për të mirëmbajtur veprën e tij të famshme ‘Buallica’, e cila ndodhet në qendër qytetit.

Ai ka thënë se kjo vepër është realizuar në vitin 1985 dhe atëherë mbahej më mirë se në ditët e sotme. Bushi ka theksuar se i vjen keq, pasi jo vetëm që është punim i tij, por ndodhet në qytetin e tij të lindjes.

“Bëj thirrje, sidomos në Lushnjen time të dashur, nuk i mbajnë mirë ato skulpturat atje. Ai shatërvani me Bullicë atje është bërë problem dhe përsëri ajo është e pavënë dorë atje, akoma pa ujë. Gjë që e diskriditon jo vetëm Lushnjen, jo vetëm qytetarët aty, por dhe mua si artistë. Unë e vuaj shumë.

Nuk është nevoja tani të ngrihen mediat tani për t’i thënë Bashkisë së Lushnjes se ajo duhet plotësuar, është mbajtur më mirë në atë kohë. Ajo vepër është bërë në vitin ’85 dhe të tregoj fotografitë atëherë është mbajtur më mirë se tani. Pra, është ajo që ne themi me hidhërim: ‘Ishim më mirë, kur ishim më keq’”, u shpreh skulptori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat