Lëndë narkotike, dhunë në familje dhe përndjekje/ Vihen në pranga gjashtë persona në Tiranë

Shqipëria

Lëndë narkotike, dhunë në familje dhe përndjekje/ Vihen në pranga gjashtë persona në Tiranë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë vënë në pranga, pasi kryen vepra të ndryshme penale, kryesisht dhunë në familje.

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga:

-44-vjeçarin me iniciale L. S., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

-25-vjeçari me iniciale F. B., pasi ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij;

-61-vjeçarin me iniciale V. M., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur;

-27-vjeçari me iniciale E. M., banues në Tiranë, pasi në lavazhin ku ai punon ka dëmtuar një automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;

-37-vjeçari me iniciale M. L., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses;

-23-vjeçari me iniciale A. K., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat