Situata në veri/ Sadiku: Tensionet duhet të marrin fund, kostot e politikës i vuajnë qytetarët në këto zona komuna

Shqipëria

Situata në veri/ Sadiku: Tensionet duhet të marrin fund, kostot e politikës i vuajnë qytetarët në këto zona komuna

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 21:18
Situata në veri/ Sadiku: Tensionet duhet të marrin fund, kostot e politikës i vuajnë qytetarët në këto zona komuna

Zëvendëskryetari i Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, në një intervistë për Vizion Plus ka bërë një panoramë të situatës në këtë komunë, ndërsa ka komentuar tensionet në tre komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Si është situata në Mitrovicën e Veriut dhe a keni mundur të shkoni në zyrë?

Komuna veriore e Mitrovicës e ka një specifikë tjetër, post që është një komunë multietnike është një komunë që nuk i ka telashet që i kanë 3 komunat e tjera. Në Mitrovicë ne e shfrytëzojmë objektin e komunës ka 6 muaj, por ky objekt është ndërtuar nga qeveria e Kosovës me donacion nga BE. Nuk ka pasur ndërprerje në këtë komunë dhe për dallim me komunat e tjera, që ka qenë një simbiozë e çuditshme, në katet përdhezë ka qenë serbë të integruar në sistemin e Kosovës, ndërsa katet e tjera janë shfrytëzuar nga sistemi paralel, pra kryetarë të cilët janë zgjedhur me ligje të Serbisë, këtë nuk e kemi dhe fatmirësisht Mitrovica nuk i ka pasur tensionet dhe ende nuk i ka. Mitrovica shfrytëzohet si vend, qendër ku janë të stacionuara organizata politike Lista Serbe, e cila është e vetmja organizatë politike për momentin që funksionon dhe i paraqet interesat e të gjithë serbëve. Ndoshta do ta fokusja edhe në një pikë tjetër, sepse është një narracion i çuditshëm, paso Lista Serbe punon dhe është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, kjo i ka edhe 6 komuna përtej Ibrit dhe ka 9 deputetë në nivelin qendror”, tha ai duke shtuar se në Mitrovicën e Veriut situata nuk është e ngjashme me tri komunat e tjera në Veri të Kosovës, duke theksuar se gjatë kohës së trazirave në këtë zonë janë zhvilluar dhe aktivitete kulturore.

Po në komunat e tjera a ka një vendimmarrje për mënyrën se si do ushtrohet detyra nga krerët e zgjedhur?

“Republika e Kosovës është duke kaluar një test demokratik, është një republikë e re. Sikundër mund ta imagjinoni, prapë do të kthehemi tek komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila është komuna më e re dhe ne jemi duke kaluar një test demokratik. Po ashtu, komunat e tjera janë me një specifikë, ndoshta këtu do të fokusoja se të gjitha trazirat jo vetëm në Republikën e re të Kosoves, por të gjitha trazirat edhe në ish-Jugosllavi kanë filluar nga ky regjim në vitin 1989 kanë filluar me protestat e demonstratat e minatorëve dhe ne e themi si me krenari, por edhe si me dhimbje se këtu kanë filluar telashet një kohë të gjatë dhe dalëngadalë duket se ka ardhur radha që edhe përfundimi të vijë këtu në mënyrë simbolike ku kanë filluar gjitha trazirat e shpresoj se do të zgjidhen. Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova është shtet multietnik, në këto religjione ku ne jetojmë jemi pakicë flas për komunitetin shqiptar, por këtu jetojnë dhe komunitete të tjera”, tha ai duke shtuar se në fund të ditës në këto zona jetojnë njerëz dhe duhet të normalizohet situata, duke theksuar së në Mitrovicë të Veriut situata paraqitet e qetë, por në zonat e tjera ka ndikim politik që e paguajnë qytetarët që jetojnë aty.

Zgjidhjen e propozuar nga ndërkombëtarët për zgjedhje të reja në 4 komunat me shumicë serbe si e shikoni?

Ne si subjekete politike gjithmonë jemi të përgatitur për zgjedhje edhe pse kemi hyrë në një cikël zgjedhor. Nëse bëhen zgjedhje do të flasim për një mandat gjysmak, po kemi edhe disa specifika, psh. Mitrovica e Veriut dhe komuna e Zubin Potok kemi pasur zgjedhje vetëm për kryetarë bashkie e jo komunash dhe Asamble Komunale jo”, tha ai duke shtuar se çdo zgjidhje që iu shërben qytetarëve pritet me padurim, ndërsa shpreson që tensionet të tensionohet dhe këto zona të sillen si vende të integruara në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat