Tentuan të vjedhin me dhunë një biznes, policia në kërkim të katër personave

Shqipëria

Tentuan të vjedhin me dhunë një biznes, policia në kërkim të katër personave

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Katër persona, ende të paidentifikuar, janë shpallur në kërkkim nga Policia e Tiranës.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ata kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat