Të ndërtuara në mënyrë artizanale dhe pa kritere, bllokohen 5 mjete lundruese në liqenin e Komanit

Shqipëria

Të ndërtuara në mënyrë artizanale dhe pa kritere, bllokohen 5 mjete lundruese në liqenin e Komanit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka nisur inspektimin në liqenin e Komanit për të ndaluar lundrimin e mjeteve që nuk përmbushin kriteret dhe  rrezikojnë jetën e turistëve.

Bëhet me dije se janë bllokuar 5 varka të ndërtuara në mënyrë artizanale, si dhe janë gjobitur me 10 mijë lekë drejtuesit e tyre.

Policia ka bllokuar dhe një tjetër mjet lundrues që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

“Gjithashtu, u bë bllokimi i një mjeti lundrues traget në pronësi të shtetasit Gj. G., pasi gjatë verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kalatën e liqenit të Komanit, është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij’, thuhet në njoftim.

Policia ka nisur këtë sezon veror kontrolle të vazhdueshme në vijën bregdetare për të evituar tragjeditë në plazhet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat