Bylykbashi: KAS i kapur politikisht! Të burgosurit në Rrogozhinë u përzgjodhën të votonin qeverinë

Shqipëria

Bylykbashi: KAS i kapur politikisht! Të burgosurit në Rrogozhinë u përzgjodhën të votonin qeverinë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:42
Oerd Bylykbashi

Në rubrikën “Opinion” në “News24” deputeti i PD Oerd Bylykbashi foli për zgjedhjet e 14 majit, dhe kërkesën e opozitës për rinumërim të votave në disa qendra votimi, në Bashkinë e Belshit.

Gjatë kësaj intervistë, Bylykbashi evidentoi edhe disa problematika në zgjedhjet e zhvilluara në Kamëz dhe në Bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai u shpreh kritik ndaj KAS, duke shtuar se sipas tij është i kapur politikisht.

“KAS sot përkthehet në një mekanizëm që dështon procesin ankimor. Kemi parë vendime që as gjykata nuk i kishte marrë përsirpër. KAS përcaktoi që kush është kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. KAS është i kapur politikisht. Në rastin e Rrogozhinës, burgu përmbysi rezultatin. 24 të burgosur i kanë marrë në mënyrë të targetuar, me siguri ka shumë më tepër se aq. Është 2/3 e votave kjo e burgut. Kanë apo nuk kanë të drejtën e votës, KAS nuk na jep këtë informacion. Këta kanë përzgjedhur të burgosur që do të votonin për qeverinë”, tha ai.

I ndalur tek Kamza dhe Elbasani, Bylykbashi tha se KQZ duhet të garantojë auditimin, ndërsa theksoi se është provuar votim sistematik i asistuar, dhe se sipas tij duhet të shpallen të pavlefshme.

Kemi në mënyrë sistematike të provuar qartë, që operatorë, komisionerë, kanë asistuar votimin e shumë zgjedhësve dhe kjo është antikushtetuese. Në pesë qendra votimi ka pasur votim familjar. Në të gjitha qendra e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar, duhet të shpallen të pavlefshme. Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votës”, ka shtuar ndër të tjera Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat