Arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë, detaje nga dosja: Falsifikuan vula dhe stampa, për të përgatitur të dhëna të rreme!

Shqipëria

Arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë, detaje nga dosja: Falsifikuan vula dhe stampa, për të përgatitur të dhëna të rreme!

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:38
Vangjush Dako

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka ka zbardhur detaje të tjera nga arrestimi i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati rreth 12 vjet më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Gazetari Leka tha se Dako ka firmosur lejen për 4 kate shtesë të pallatit dhe denoncimi për të fillimisht është bërë nga banorët e zonës.

Sakaq shtoi se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë kanë përgatitur të dhëna të rreme dhe akuzat për ta janë dhe për falsifikim të vulave dhe stampave.

Objekti jo vetëm që kishte përfunduar por ishte e pamundur që të përfundonte para 5 muajsh, Dako ka pasur kallëzim nga banorët pasi ishin ndërtuar 4 kate pa leje. Dako në kundërshtim me ligjin, ka miratuar lejen e pallatit nga 11 është bërë 15. Janë përgatitur të dhënë të rreme kur janë bërë veprimet nga ana e ish zyrtarëve, koha kur janë bërë ka qenë kur kanë mbaruar afatet kohore. 7 janë lënë në burg dhe 3 në arrest shtëpie, akuzohen për veprën penale falsifikim të vulave dhe stampave.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy rastet, kanë dyfishuar çmimin dhe kanë shkaktuar dëm tek bashkia e Durrësit. Fiqir Faruku, administratori i firmës së ndërtimit akuzohet për shpërdorim detyre. Në arrest shtëpie janë lënë dhe 3 persona. Dako në orët e vona është dërguar në bllokun e sigurisë, tek Mine Peza dhe pak më parë ka shkuar dhe avokati i cili deklaroi se vendimi i SPAK ka qenë i nxituar. Hetimet nga SPAK kanë nisur rreth 1 vit më parë”, tha gazetari Leka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat