Një kamion ka marrë flakë në ecje e sipër pranë tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë.
Bëhet me dije se si pasojë e zjarrit automjeti ka marrë vetëm dëme materiale, si pasojë e defektit teknik.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit me iniciale V.M,. nuk ka pësuar lëndime.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.