Aplikimi për në universitet/ Faza e parë nis të shtunën, procesi, vetëm online

Shqipëria

Aplikimi për në universitet/ Faza e parë nis të shtunën, procesi, vetëm online

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Universitetet në të gjithë vendin tashmë kanë bërë të ditura kriteret e pranimit si dhe kuotat që janë vënë në dispozicion të të gjithë kandidatëve që duan të vazhdojnë arsimin e lartë.

Faza e parë e aplikimit online përmes portalit të aplikimit universitar, U-Albania, nis këtë të shtunë ndërsa maturantët do të kenë 6 ditë kohë që të përzgjedhin degët e preferuara.

Do kemi dy procese aplikimi ndërsa procesi i regjistrimit do të bëhet në dy raunde dhe një post raund të tretë përfundimtar që bëhet pranë universitetit, sipas kuotave të lira.

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj sqaron më tej se procesi tashmë është i njohur, mjafton që maturantët të jenë të qartë për zgjedhjet e tyre.

Sistemi të ndihmon sepse shfaq vetëm ato degë në të cilat plotësohet kriteri i mesatares që është përcaktuar nga qeveria apo senatet akademike. Jo domosdoshmërisht duhet të hedhin 10 preferenca, sistemi pranon edhe më pak, duhet bërë kujdes sepse në momentin që e konfirmon nuk ka kthim mbrapa. ”

Në degët e mësuesisë, të shpallura me prioritet kombëtar, mund të aplikojnë edhe maturanët që nuk arrijnë mesataren 7.5 por nuk mund të bëhen mësues.

Maturantët mund të aplikojnë në degët e mësuesisë por që nuk mund të bëhen dot mësues dhe mund të studiojnë vetëm bachelor por jo master, e merr njoftimin që në portal. Psh.në universitetin e sporteve, kandidati mund të bëhet trajner, sportist por nuk jep dot mësim.”

Publikimi i renditjes së aplikantëve në U-Albania për fazën e parë, do të bëhet i ditur më datë 27 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat