Ish kryeministri Sali Berisha nuk është ndalur me akuzat se kreu i qeverisë Edi Rama përdor krimin kundër lirisë së shqiptarëve.
Berisha deklaroi se nuk ka shqiptar që nuk e di se biznesmeni Pëllumb Gjoka është miku i ngushtë i Ramës.
Ish kryeministri thekson se Gjoka porosiste vrajse, paguante, përdorte oficerë dhe media.
“Nuk ka shqiptar që ka njohur Gjokën dhe nuk e di që ishte mik i ngushtë i Edi Ramës. Ai darkonte rregullisht me Ramën, porosiste vrasje, paguante, përdorte oficerë, përdorte mediat.
I ati i Ramës ka firmën në varjen e Havzi Nelës.
Jo vetëm ka firmosur i pari por i biri dhe sot nuk kërkon të falur sepse ruan nënshtresën e vetëdijes së tijm, trashëgiminë atërore.
Ky përdor një krim të rrjetëzuar kundër lirisë së shqiptarëve, të cilët kujtojnë se janë të lirë, por nuk janë të lirë. Ky është aspekti i nëndheshëm. Sot ka përqëndrimin e të gjitah pushteteve në një dorë”, tha Berisha.