Rama intervistë për televizionin italian: Ka një raport shumë të thellë mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria

Rama intervistë për televizionin italian: Ka një raport shumë të thellë mes Shqipërisë dhe Italisë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:08
Edi Paloka

Kryeministri Edi Rama një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin “In ONDA” komentoi vizitën e homologes së tij, Giorgia Melonit në Shqipëri.

Ai theksoi se ekziston një raport shumë i thellë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se kjo e fundit ka qenë avokatja më e madhe.

“Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme me Italinë, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama.

Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama. Meloni ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat