Zbardhen detaje horror nga tragjedia në Sarandë, kavoja e ashensorit i këputi kokën 17-vjeçarit teksa merrte ujë në bodrum

Shqipëria

Zbardhen detaje horror nga tragjedia në Sarandë, kavoja e ashensorit i këputi kokën 17-vjeçarit teksa merrte ujë në bodrum

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.

17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën.

Mjaft rrethana të ngjarjes ende janë të paqarta dhe pritet që të sqarohen më tej nga grupi hetimor.

Për aksidentin fatal ku humbi jetën 17-vjeçari është arrestuar Lulzim Allkushi, i cili ka montuar ashensorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat