Begaj në procesin e Brdo Brijunit/ Niset drejt Shkupit, takim me krerët e shteteve

Shqipëria

Begaj në procesin e Brdo Brijunit/ Niset drejt Shkupit, takim me krerët e shteteve

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:49
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj është nisur këtë të diel drejt Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku do të organizohet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat