Morën peng 21-vjeçarin/ Arrestohen dy persona në Fier, pranga edhe një polici për moskallëzim të krimit

Shqipëria

Morën peng 21-vjeçarin/ Arrestohen dy persona në Fier, pranga edhe një polici për moskallëzim të krimit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi i hoqën lirinë një 21-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras.

Autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me 21-vjeçartin, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjatë operacionit të koduar “Ferras”, u vu në pranga edhe një punonjës i policisë, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” për moskallëzim të krimit.

Ai ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim është shpallur edhe një person, i cili ka bashkëpunuar me dy të arrestuarit që i hoqën lirinë të riut.

Ndërkaq, u sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat