Spahiu zbardh prapaskenat nga vizita e Sekretarit amerikan në Tiranë: Blinken bëri një gjest që nuk e ka bërë Hillary Clinton

Shqipëria

Spahiu zbardh prapaskenat nga vizita e Sekretarit amerikan në Tiranë: Blinken bëri një gjest që nuk e ka bërë Hillary Clinton

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:56
Anthony Blinken dhe

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë Hillary Clinton në vizitën e saj.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës.

Po ashtu ai tha se ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe ndaj atyre që dolën në fillim kundër Berishës, pasi sipas tij, ata po rreshtohen tani një nga një krah tij.

“Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Uashingtonit për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinkenit sot, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë.

Nga ana tjetër, ardhja e Blinken në Tiranë, rifresko edhe njëherë se Tirana konsiderohet edhe njëherë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan. E katërta që ishte karakteristike ishte se Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton.

Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat