Përndiqte bashkëshorten dhe i publikoi video intime, Balla pas arrestimit të 29-vjeçarit: Policia të rrisë vigjilencën!

Shqipëria

Përndiqte bashkëshorten dhe i publikoi video intime, Balla pas arrestimit të 29-vjeçarit: Policia të rrisë vigjilencën!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:19
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një 29-vjeçari në Fier, i cili dhunonte sistematikisht gruan dhe i kishte publikuar video intime në rrjetet sociale.

Balla ka kërkuar nga policia që të rrisë vigjilencën ndaj këtyre rasteve, si edhe të mbrojë gratë e vajzat.

Gjithashtu ka kërkuar që viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por ti ofrohet mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë e  shoqëri.

“Policia e Shtetit Fier ka ndaluar sot një tjetër dhunues. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë edhe më shumë publike dhe ku na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë sonë. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private.

Ajo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndërsa viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt.

Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat