Vëllai i Pëllumb Metës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë dhe shpërthen në akuza: Nëna udhëzoi fëmijët ta vrisnin

Shqipëria

Vëllai i Pëllumb Metës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë dhe shpërthen në akuza: Nëna udhëzoi fëmijët ta vrisnin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:42
Sipas tij, ky krim nuk është bërë vetë nga fëmijët, por nga nëna e tyre që i ka udhëzuar të vrasin babanë.

Vëllai i Pëllumb Metës tha një intervistë për mediat se vëllai i tij ka qenë familjar model me fëmijët dhe gruan.

Sipas tij, ky krim nuk është bërë vetë nga fëmijët, por nga nëna e tyre që i ka udhëzuar të vrasin babanë.

“Sa kam pasur kontakte me vëllain ka pas shkuar shumë mirë. Më kënaqej shpirti kur e shikoja që bënte planet e jetës me fëmijët dhe gruan. Sa herë bëja debate me gruan time me thoshte ik merr shembull vëllanë tënd. Paska qenë duke jetuar me një familje kriminelësh. Vajza e merr kot përsipër se do të shpëtojë  atë kriminelen, nënën e vet. Do të marrë ndëshkimin, s’e lë mundi i atij atje lart. S’kam pasur lidhje me ta, veç vëllait, ashtu i kishte mësuar ajo. Kalonte goca dhe nuk thoshte mirë mëngjes, vetëm 1 herë më ka thënë vajza në 19 vjet. Kush e bëri, kush i udhëzoi ta bënin, nuk bëhet ajo që do ta fejonte me zor, s’e kemi dëgjuar kurrë këtë”, tha ai.

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat