Tatimi i profesioneve të lira, Bardhi: Do dorëzojmë ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Tatimi i profesioneve të lira, Bardhi: Do dorëzojmë ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:04
Gazmend Bardhi

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, theksoi se grupi parlamentar i PD do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese ankimimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Sipas tij, qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.

“Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë funksionale, por kjo po pengohet nga socialistët. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar funksionalitetin e opozitës në Kuvend.

Nga ana tjetër, ai theksoi se opozita vijon të jetë e gatshme për dialog me socialistët për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat