Qendër masazhesh për prostitucion në Tiranë, në kërkim 19-vjeçari! Në pranga menaxherja dhe një punonjëse, nën hetim tre të tjerë

Shqipëria

Qendër masazhesh për prostitucion në Tiranë, në kërkim 19-vjeçari! Në pranga menaxherja dhe një punonjëse, nën hetim tre të tjerë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është zbuluar dhe goditur në kryeqytet.

Si pasojë është shpallur në kërkim 19-vjeçari M. M., i cili, sipas policisë, e administronte qendrën e masazheve, që ndodhej në rrugën “Nikolla Jorgo”, një aktivitet i regjistruar ligjërisht, por që ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në pranga ka rënë menaxherja e qendrës, 26-vjeçarja M. K., dhe një punonjëse 19-vjeçarja A. B. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat