Votimet në universitete, Shkëlqim Fortuzi zgjidhet si rektori i ri i “Aleksandër Moisiu”-t në Durrës

Shqipëria

Votimet në universitete, Shkëlqim Fortuzi zgjidhet si rektori i ri i “Aleksandër Moisiu”-t në Durrës

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Shkëlqim Fortuzi është rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, burime nga UAMD, konfirmojnë fitoren e Fortuzit, ndërkohë rezultatet zyrtare do të publikohen më vonë nga vetë institucioni i arsimit të lartë.

Kujtojmë që në garën për rektor të UAMD-së ishin 4 kandidatë Lindita Mukli, Andon Kume, Shkëlqim Fortuzi dhe Osman Metalla, ndërkohë që rektorja aktuale Kseanela Sotirofski nuk kishte të drejtë të rikandidonte, pasi ka 2 mandate në këtë post.

Paralelisht në të gjithë vendin u zhvilluan votimet në 14 institucione të arsimit të lartë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat