Autoboti u përfshi nga flakët në një pikë karburanti, humb jetën drejtuesi 35-vjeçar

Shqipëria

Autoboti u përfshi nga flakët në një pikë karburanti, humb jetën drejtuesi 35-vjeçar

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Ka humbur jetën shoferi i autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë dy ditë më parë.

35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pas djegieve që pësoi gjatë incidentit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, ku a autoboti shpërtheu në flakë në një pikë karburanti Gega Oil në autostradën Durrës-Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat