Avokati Arbër Hoxha komentoi në “Tirana Live” në ABC news, lirimin nga qelia të Fredi Belerit. Gjithashtu avokati Hoxha komentoi edhe deklaratat e Belerit ndërsa la qelinë, i cili u shpreh se do të ngrejë padi në Strasburg për të zhbërë vendimet penale ndaj tij.
Gjatë kësaj interviste, Hoxha tha se lirimi i Belerit nuk është asgjë e jashtëzakonshme, duke shtuar se për 5 vite është i përjashtuar nga detyrat publike.
“Lirimi me kusht është një e drejtë procedurale. Qëllimi i dënimit në kodin penal nuk është vetëm ndëshkimi, por edhe që të rehabilitohen dhe të kthehen në shoqëri…Nëse me sjelljen e tij ka treguar që është rehabilituar dhe mund të rikthehet në shoqëri në këto kushte gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e mëtejshëm të dënimit. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Sa i përket komenteve të tjera, është e drejtë e Belerit, pasi të shprehet dhe Gjykata e Lartë dh ajo kushtetuese, ka të drejtë ti drejtohet gjykatës së të drejtave të njeriut me qendër në Strasburg. Ajo që të bën përshtypje se si një person i dënuar mund të jetë eurodeputet në një vend tjetër. Megjithatë nëse një person nuk është i dënuar brenda territorit të republikës së Greqisë mund të jetë eurodeputet, ky është një paradoks”, tha ndër të tjera ai duke shtuar: “5 vite përjashtohet nga çdo funksion publik, por për shkak të ligjit të dekriminalizimit duke qenë se është i dënuar për një sërë funksionesh publike nuk ka asnjë kufizim në kohë, edhe pse kjo e bën akoma më absurde situatën. Por nuk mund të jetë as kandidat për deputet dhe as kandidat për kryetar bashkie"