Të mërkurën, rënia e “perandorisë” Berisha? Meçe: Besoj që SPAK do të hapë gamën e veprave penale

Shqipëria

Të mërkurën, rënia e “perandorisë” Berisha? Meçe: Besoj që SPAK do të hapë gamën e veprave penale

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:24
Arben Meçe

Të mërkurën në orën 12:00 është thirrur në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën ish-kryeministri Berisha. Në emisioni “Real Story”, analisti Arben Meçe foli për situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë kësaj interviste, Meçe u shpreh se beson se nesër, pra të mërkurën SPAK do të hapë gamën e veprave penale dhe se sipas tij do të futet në kuadrin e hetimit pasuror.

Pjesë nga biseda në studio:

Arben Meçe: Vrasja e Azemit ishte skenar i përgatitur mirë për të realizuar shpërthimin e grushtit të shtetit.

Vrasja e Azemit po debatohej dhe ishte e lidhur edhe me Vrasjen e Pjetër Arbnori. Pjetër Arbnori e mori informacionin dhe u mbyll, Azemi nuk u mbyll.

Kur u bë vrasja e Azemit kam qenë gjithë kohës në lëvizje, dhe mund të them që ishte pjesë e një skenari, që të gjendej një ‘kapsollë’ për të shpërthyer lëvizje. Vrasja ishte një nga ngjarjet më ordinere që ka ndodhur më Shqipëri.  Nesër Berisha do të paraqitet dhe do t’i komunikohet vepra penale. Cila vepër penale? Dosja është hapur për korrupsion pasiv. Ne kemi dijeni që ka një vepër penale që po investigohet nga SPAK, që është hetimi pasuror.

Pra nëse hetimi përfundon me veprën e parë duhet t’i hiqet masa e sigurisë Berishës? Janë të gjitha të debatueshme.

Për korrupsion pasiv nuk mendoj që SPAK pasi mbyll hetimin do kërkojë vazhdimin e mëtejshëm të hetimit. Pra kemi një skenar të ri të SPAK, do t’i komunikojnë vepër penale, dhe do ta lënë të lirë? Çdo të ndodhë? Pra kush do të jetë statusi i masës së sigurisë së Berishës? Këtu me specialistë duhet të thuhen se cilat janë hapësirat ligjore, që o e lirojnë Berishë dhe kthehet në terren me vepër penale të shpallur, por masë sigurie nuk ka pse të ketë, në rastin më ekstrem. Sali Berisha është në arrest shtëpie për refuzim të urdhrit të gjykatës. Pra labirinti që ndodh tani është, çfarë do të ndodhë me fatin e masës së sigurisë së Berishës nesër, dhe a do t’i komunikohet vepër penale që ka të bëjë me pastrimin e produkteve të veprës kriminale, pra parave. Dhe a do t’i komunikohet hetimi pasuror… Mendoj që nesër SPAK do të hapë gamën e veprave penale dhe do të futet në kuadrin e hetimit pasuror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat