Asnjë gjurmë për pronarin e velierës së gjetur në Kavajë, familja e gjermanit jep sqarime: Arma…

Shqipëria

Asnjë gjurmë për pronarin e velierës së gjetur në Kavajë, familja e gjermanit jep sqarime: Arma…

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Pas velierës e cila u gjet e braktisur në rërë paraditen e së enjten në bregdetin e Karpenit në Kavajë, nuk fshihet ndonjë ngjarje kriminale. Në fakt dyshimet kryesore janë se 85-vjeçari gjerman Frank Rudiger, i cili ndodhej në bordin e mjetit lundrues, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.

Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, ai ndodhej i vetëm në bordin e velierës. Kjo referuar edhe telefonatave që kishte pasur me të birin, vetëm një ditë para se të zhdukej.

85-vjeçari ishte nisur nga porti i Barit në Itali më datë 9 Shtator dhe kishte si destinacion Kroacinë. Veliera e tij u pikas nga GPS në det të hapur teksa bënte lëvizje të pakontrolluara e më pas përfundoi në cekëtinë, ku dhe u gjet nga policia kufitare shqiptare.

Në bordin e velierës, përveç pasaportës, telefonave e një laptopi, autoritetet gjetën edhe një pistoletë e fishekë. Nga komunikimi që autoritetet kanë pasur me familjarët e të moshuarit, gazetarja Arapi thotë se ka rezultuar që armën 85-vjeçari e kishte me leje dhe e mbante gjithmonë me vete kur lundronte.

“Nga verifikimet e para policia nuk ka dyshime që kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, por aksidentale. Mbetet ende e paqartë se në cilin momentin mund të ketë rënë në det 85-vjeçari. Kërkimet vijojnë, por shpresat janë të pakta që ai mund të jetë gjallë”, shtoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat