Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një intervistë në rubrikën opinion në News 24 tha se PD ka qenë dhe mbetet një parti rreshti, ku nuk ka shumë demokraci.
Alibeaj u pyet nëse është ndarë me Bashën. Ai tha se nuk ka raporte më me Bashën, duke shtuar se gjithsesi nuk ka hatër-mbetje me të.
Enkelejd Alibeaj: Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë. Ne duam të çajmë sistemin politik dhe sistemi politik çahet duke i dhënë mundësi reale që të çojë në parlament njerëzit e vet. Me z Basha nuk kam diskutuar. Unë nuk do e quaja ndarje, nuk jam ndarë. Unë rri me dikë se ndajmë ca ide të përbashkët. PD sot ka rënë në duar private dhe përdoret për hallet e një personi.
Unë dhe Basha jemi distancuar nga grupi parlamentar i PD-së. Derisa Apeli e dha vendimin, fatkeqësisht PD ka rënë në duart e Sali Berishës. PD është parti rreshti, nuk njeh kritikën. Edhe më 2012 jam larguar unë. Derisa vulën e PD e mori Berisha, jam distancuar. Nuk kam asnjë lloj hatër-mbetje me askënd. Nuk kam qejfmbetje me Bashën.