Fillimi i vitit të ri akademik, Meta: Auditoret janë tkurrur dhe është dëmtuar kërkimi shkencor! Profesorët ende s’kanë paga dinjitoze!

Shqipëria

Fillimi i vitit të ri akademik, Meta: Auditoret janë tkurrur dhe është dëmtuar kërkimi shkencor! Profesorët ende s’kanë paga dinjitoze!

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Presidenti i PL-së, Ilir Meta u ka uruar vitin e ri akademik studentëve që ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike.

Ndërkohë Meta ka listuar problematikat me të cilat, sipas tij, përballen sot Univesitetet në vend.

“Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze”, shkruan Meta.

Ai thekson se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare.

Postimi i plotë:

👨‍🎓📚🇦🇱 Suksese dhe plot urime për fillimin e vitit të ri akademik për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike.

Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze.

Ndaj dhe viti i ri akademik nisi sot me protesta, të cilat i mbështes dhe i inkurajoj sepse është koha që zëri i studentëve dhe pedagogëve të dëgjohet fort.

Depolitizimi i sistemit arsimor, veçanërisht çrrënjosja e “patronazhimit” është domosdoshmëri për rritjen e besimit dhe shpresës te të rinjtë tanë për të studiuar, qëndruar, ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në Shqipëri.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare dhe Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres, të ardhme të sigurt europiane dhe vende pune me produktivitet të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat