''Ç'do ndodhë me ata që s'do marrin azil?'', Peka: Në marrëveshje është parashikuar që çdo muaj në Gjadër të pranohen rreth 3 mijë emigrantë

Shqipëria

''Ç'do ndodhë me ata që s'do marrin azil?'', Peka: Në marrëveshje është parashikuar që çdo muaj në Gjadër të pranohen rreth 3 mijë emigrantë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 21:23
Avenir Peka

Ish avokati i shtetit pranë gjykatave Ndërkombëtare, Avenir Peka në një intervistë në Ora News u shpreh se në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është parashikuar që çdo muaj për 5 vjet në territorin e Gjadrit të pranohen rreth 3 mijë emigrant çdo muaj.

Peka: Efekti që ka mbi qytetarët shqiptarë lidhet kryesisht me elementin e sigurisë dhe që është më kryesorja me fatin e emigrantëve të cilët nuk do kenë mundësinë të marrin azilin nga autoritetet italiane dhe çfarë do bëhet pastaj me ta për të cilën nuk ka një përgjigje as nga qeveria shqiptare dhe as nga qeveria italiane.

Jo nuk mund të frenohet edhe situata është më komplekse sesa kaq.

Pavarësisht se marrëveshja është mbajtur gjysëm e fshehur ose të paktën nuk ka pasur konsultim me publikun, aq sa kemi arritur të kuptojmë nga debatet parlamentare dhe nga shqyrtimi në gjykatën Kushtetuese në marrëveshje është parashikuar që çdo muaj për 5 vjet në territorin e Gjadrit të pranohen rreth 3 mijë emigrantë në çdo muaj që do thotë rreth 36 mijë emigrantë në vit.

Në konteksin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje është nevojat politike të kryeministres italiane Meloni që kishte në raport me zgjedhjet për parlamentin europian.

Rama i dha një krah Melonit për zgjedhjet në parlamentin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat