“Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores”, Vasili: Jeni antiligji! Hetoni dhe nxirrni pse sekretariati nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

Shqipëria

“Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores”, Vasili: Jeni antiligji! Hetoni dhe nxirrni pse sekretariati nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 11:58
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzoi maxhorancën se i ka vënë flakën rregullores dhe se nuk zbaton ligjin, duke iu referuar dënimeve për deputetët e opozitës apo kërkesave të tyre.

Vasili tha se standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Ai e quajti maxhorancën antiligji dhe kërkoi të hetohet pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë.

“Këtu dëgjuam përbetime të mëdha nga ministri dhe kryetari i grupit parlamentar për rregulloren që rregulloka bashkëjetesën në parlament, po mirë të gjitha këta a e dini që për deputetët e opozitës brenda 24 orëve mblidhet Sekretariati, ndërsa kur ne kërkojmë të dënohen deputetët e PS nuk mblidhet fare as kurrë?

E justifikojnë se kërkesat janë jashtë afatit. Pra domethënë zjarrin ia keni vënë vetë kësaj rregulloreje sepse nuk doni të bashkëjetoni me ne. Ju brenda 2-3 orëve mblidhni komisione. Ju jeni njoftuar me shkrim për këtë punë, të vendosni normalitetin. E për ça rregulloreje flisni ju, kur standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Për çfarë bashkëjetese flisni ju. Ju refuzuat vendimin e Kushtetueses me tubimet, të njëjtën gjë turpin që ju zbatoni ligjin mbajeni për vete. Ju antiligji jeni. Ju bëni sikur e zbatoni. Jeni në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Kërkoni përgjegjësitë, hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Në rast se ky dokument i rregullores ekzistoka dhe funksionoka, në të kundër atëherë qepeni që të gjithë gojën dhe mos flisni më për rregulloren”, deklaroi Vasili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat