Arrestohet autori i vrasjes së të moshuarit në Zall Bastar

Shqipëria

Arrestohet autori i vrasjes së të moshuarit në Zall Bastar

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81 vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Bëhet fjalë për shtetasin Isuf Hasa.

Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe sendi i përdorur në krim si dhe paratë e vjedhura.

I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi se ai kishte dëmtime të rënda në kokë, që ishin shkaktuar nga sende të forta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat