PD voton më 1 mars kandidatët për deputetë, Xhaferraj: Nuk janë Primare, por zgjedhje brenda partisë…

Shqipëria

PD voton më 1 mars kandidatët për deputetë, Xhaferraj: Nuk janë Primare, por zgjedhje brenda partisë…

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 22:47
Ferdinand Xhaferraj

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me moderatore Eni Vasili u shpreh se procesi i Primarëve për zgjedhjet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që do të zhvillojë PD më 1 mars, janë ushtrim demokratik por jo proces i mirëfilltë i Primarëve.

Xhaferraj tha se ndonëse duhet rrotacioni, e shkuara tregon se me 2 Primare që u bënë nga PD, asnjë prej tyre nuk solli fitoren e opozitës.

Ferdinand Xhaferraj: Ne nuk e dimë kush do caktohet deputet. Nuk janë Primare, por ushtrim demokratik. Do të bëhet një përzgjedhje për të cuar emrat tek kryetari i partisë. nisur nga përkuzimi për primaret dhe si organizohen, që duan disa muaj, procesi bëhet për të lancuar kandidatët.

Ne të gjithë duam rrotacionin, por e shkuara na tregon se me 2 Primare që bëmë nuk na cuan në fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat