Zgjedhjet e 11 majit/ “Ne kemi të meta, por jo mëkate!”, Berisha: Në listat e PS, dhjetëra persona me dosje të rënda vjedhjesh dhe përvetësim pronash

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit/ “Ne kemi të meta, por jo mëkate!”, Berisha: Në listat e PS, dhjetëra persona me dosje të rënda vjedhjesh dhe përvetësim pronash

Më: 14 mars 2025 Në ora: 11:08
Sali Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha, në një takim të zhvilluar me deputetët e Elbasanit është ndalur tek listat e dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

“Listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër.

Dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish dhe përvetësim pronash. Ja ku jemi ne opozitarë për 12 vite, montuan procese politike dhe nxorën sepse janë persekutorë politikë.

Ky është një avantazh i madh për kandidatët tanë. Kemi dhe ne të metat tona por nuk kemi mëkatet e tyre. Dalim dot para shqiptarëve të betuar që do të punojmë për ta, që do të ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat e kudo”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat