Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri: Kisha Ortodokse Autoqefale do vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit dhe paqes

Shqipëria

Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri: Kisha Ortodokse Autoqefale do vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit dhe paqes

Më: 16 mars 2025 Në ora: 13:02
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!
Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,”
– u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat