Listat e kandidatëve për deputetë! Baçi: Janë zgjedhur nga kryetari! S’kanë bosht politik

Shqipëria

Listat e kandidatëve për deputetë! Baçi: Janë zgjedhur nga kryetari! S’kanë bosht politik

Më: 17 mars 2025 Në ora: 21:58
Agim Baçi

Analisti Agim Baçi ka komentuar në emisionin Open në News 24 listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ai theksoi se kandidatët janë zgjedhur kryesisht nga kryetarët e partive dhe se ata nuk kanë një bosht politik të fortë. Baçi shprehu mendimin se disa nga këta individë mund të jenë të njohur, por, sipas tij, u mungon një background politik i duhur dhe një atdhedashuri e vërtetë.

Ai gjithashtu theksoi se, ndonëse mund të jenë të zgjuar, ata mund të mos kenë guximin për të kontribuar realisht për zhvillimin e vendit. Baçi ngriti pyetje se si do të përballen këta individë me kryetarin e tyre, Edi Ramën, nëse kanë mendime të ndryshme.

Agim Baçi: Emrat e kandidatëve janë të zgjedhur nga kryetarët, s’kanë bosht politik. Disa emra i njoh, por duhet që të kenë një background politik. Këtu mungon dashuria për Shqipërinë. Mund të jesh i zgjuar, por të mungon guximi për të bërë punë për këtë vend. Nëse këta individë do kenë mendim ndryshe, nuk e di sesi do të përballen me kryetarin e tyre, Edi Ramën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat