Policia ka reaguar pas breshërisë së plumbave gjatë natës në kompaninë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli.
Blutë informojnë se në drejtim të biznesit në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, u qëllua gjatë natës, por kanë marrë njoftimin në orën 08:10.
Nga të shtënat, informojnë blutë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.