Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos dy persona

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos dy persona

Më: 21 mars 2025 Në ora: 20:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rende ka ndodhu mbrëmjen e sotme ne aksin Fier-Seman në fshatin Hoxhare.

Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës rreth 70-vjeç i cili udhëtonte me karrocë.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në spitalin rajonal fier.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rregullimin e trafikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat