Ish-prokurori Eugen Beci tha se kjo është hera e parë kur SPAK është në terrenin e saj sepse ka arrestuar një zyrtar në detyrë.
Beci: Kjo është hera e parë kur SPAK është në terrenin e saj sepse ka arrestuar një zyrtar në detyrë. Çdo element që kishte të bënte me korrupsionin e lartë niste me Prokurorinë e përgjithshëm, ndërsa ndryshimet me Reformën në Drejtësi i kaluan SPAK-ut dhe GJKKO-së.
SPAK tashmë ka hyrë në det dhe tashmë po bën detyrën për të cilën është krijuar. Nuk po flasim për kryetarë bashkisë që nuk e kanë rëndësinë e Veliajt.
Kryetari i bashkisë së Tiranës shihej si njeriu që mund të kapte edhe postin e kryeministrit. Prandaj fakti që ai nuk është një ish e konfirmon autoritetin e SPAK-ut.