Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Shqipëria

Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Më: 25 mars 2025 Në ora: 13:50
Silvio Gonzato

BE ka miratuar 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë.

Fondi vjen në kuadër të Planit të Rritjes së Unionit për Ballkanin Perëndimor, dhe synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit.

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.

Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, shkruan Gonzato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat