“Kush ishin kriteret e përzgjedhjes tek “Deputeti që duam”?/ Kandidatja e PD në Durrës: Nuk u bë kurrë transparent, kryetari i vuri vulën…

Shqipëria

“Kush ishin kriteret e përzgjedhjes tek “Deputeti që duam”?/ Kandidatja e PD në Durrës: Nuk u bë kurrë transparent, kryetari i vuri vulën…

Më: 25 mars 2025 Në ora: 21:20
Jola Hysaj

Kandidatja e PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit Jola Hysaj e ka cilësuar procesin e Primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, transparentë dhe krejt ndryshe në raport me platformën “Deputeti që duam” që hapi PS për përzgjedhjen e deputetëve të rinj.

Në një replikë me kandidatin e PS në qarkun e Tiranës, Florian Pullazi, Hysaj tha se në PS përzgjedhja u bë nga kryetari, ndërsa në PD, ishte elektorati që bëri përzgjedhjen.

Florian Pullazi: Erdhi momenti të provoheshim në garën elektorale. Kam hyrë për të marrë mbështetjen e qytetarëve

Jola Hysaj: Kam qenë pjesë e Primareve, procesi ishte demokrat, do kisha dashur të isha në listën e hapur. Kam mbi 20 vjet që kontribuoj, kam qenë pjesë e fushatave elektorale, në ndryshim nga pala tjetër, nuk mësuam se kush ishin kriteret te “Deputeti që duam” përvecse autokracia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat