Mjeku i njohur Erion Dasho ka shprehur sot qëndrimin e tij si mjek dhe si njohës i fushës, sa i përket situatës me Spitalin Onkologjik, për të cilin po denoncohen vazhdimisht mungesat e mjekimeve për të sëmurët.
I ftuar në një emision në ‘Syri Tv’, Dasho tha se kjo është një situatë tejet e rëndë dhe është pak ta quash skandaloze.
Dasho theksoi se duke parë gjendjen e kësaj fushe, shteti nuk ka prioritet shëndetësinë.
Dasho u shpreh se është kriminale që fëmijët me sëmundje onkologjike të lihen pa mjekim.
“Kjo është një situatë që nuk ka nevojë për koment.
Është pak të thuash që është skandaloze.
Para disa javësh, Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë bënë një show me mjekët e Onkologjikut.
Shteti nuk ka prioritet shëndetësinë.
Fëmijët e prekur nga tumore të ndryshme po lihen pa medikamente.
Pak të thuash që kjo situatë është kriminale”,-tha Dasho.