Berisha premtim biznesit: Pas 11 majit do të vendosim taksën e sheshtë 10 përqind! Ulim edhe numrin e inspektimeve

Shqipëria

Berisha premtim biznesit: Pas 11 majit do të vendosim taksën e sheshtë 10 përqind! Ulim edhe numrin e inspektimeve

Më: 27 mars 2025 Në ora: 12:35
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar që pas 11 majit do të ndërmerren reforma në ndihmë të biznesit.

Në fjalën e tij në takimin konsultativ me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, Berisha renditi masat që do të merren nga qeveria e tij në rast fitoreje më 11 maj, ku u ndal tek taksa e sheshtë prej 10 përqind, uljen e çmimit të energjisë dhe e numrit të inspektimeve për biznesin.

“Do të vendosim taksën e sheshtë 10 përqind. Taksa e mijëvjeçareve të njerëzimit, është e faktuar si taksa më e drejtë që i jep frymëmarrje ekonomisë.

E kemi eksperimentuar në 2005, dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave por patëm dyfishim të tyre.

Do të ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore. Nuk mund të them që do të bëhet në 100 ditët e para.

TVSH do të zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë. Do të ulim numrin e inspektimeve”, tha mes të tjerash ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat