Kryesocialisti takim me shtabin elektoral të njësisë 5/ Rama: Armiku fle, PS nuk fle

Shqipëria

Kryesocialisti takim me shtabin elektoral të njësisë 5/ Rama: Armiku fle, PS nuk fle

Më: 28 mars 2025 Në ora: 22:44
Foto nga takimi

Kryesocialisti Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektoral të njësisë 5 në kryeqytet.

Në vijim të takimeve në qytetet kryesore në vend ku ka bërë dhe prezantimin e skuadrës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Rama ka vizituar njësinë 5.

Ai ishte i shoqëruar gjithashtu nga drejtuesja politike e qarkut Tiranë Ogerta Manastirliu, ministria Delina Brahimaj, deputeti Erion Braçe dhe kryetarja e bashkisë Anuela Ristani.

Theksojmë këtu që kryesocialisti Rama ka deklaruar përmes një postimi në Facebook që ditën e nesërme në orën 11 do të bëhet publik programi i Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat