Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Më: 2 prill 2025 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërish në zonat Qëndrore dhe Jugore. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare KU shirat do të jenë të dobët e lokalë.

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 23°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat