Berisha akuza Ballukut: Fshehu zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës!

Shqipëria

Berisha akuza Ballukut: Fshehu zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës!

Më: 3 prill 2025 Në ora: 18:20
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Belinda Balluku

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët në Baldushk në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit hodhi akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Balluku fshehu zhdukjen e 130 milionë eurove për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

“Është djegësi i Tiranës, nuk ekziston. Ju keni paguar 130 mln euro për ndërtimin e tij, nuk ekziston asnjë tullë e hedhur në themel. Një zv kyreministre kishte detyrë të mbikëqyrte punimet. Si e mbikëqyri kjo?  E mbikëqyri me sy mbyllur. E dinte që paratë po i merrte Rama me Velian.

Si mundet që një ministre të mos çojë 5 vjet resht një informacion se paratë po jepen dhe djegësi nuk po ndërtohet. U thotë socialistëve me vjedhin këta bashkëpunëtorët, por unë s’kam dorë. Po pse kamikaze është Balluku që të fshehë zhdukjen e 130 mln euro? I fsheh sepse je ti prapa tyre. I ha vetë edhe dardhat edhe mollët”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat